Kanë kaluar më shumë se 4 dekada që kur John Lennon u vra tragjikisht në moshën vetëm 40-vjeçare, por tani me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, Paul McCartney dhe Ringo Starr kanë regjistruar këngën ‘përfundimtare’ të Beatles me vokalin e Lennon, transmeton planetradio.co.uk.

Pas shpalljes së këngës nga Paul McCartney në fillim të këtij viti, tani është konfirmuar se kënga, e titulluar “Now And Then”, do të publikohet me 2 nëntor në orën 14:00.

Ndërkaq para publikimit të këngës së re, do të shfaqet edhe dokumentari i quajtur “Now and Then”.

Çfarë kanë thënë grupi për këngën e re?

“Ja ku ishte, zëri i John-it, kristal i qartë. Është mjaft emocionues dhe ne të gjithë luajmë në të, është një regjistrim i vërtetë i Beatles.

Në vitin 2023, të punosh ende në muzikën e Beatles dhe gati të publikosh një këngë të re që publiku nuk e ka dëgjuar, mendoj se është një gjë emocionuese”, tha Paul teksa foli për këngën e re.

Kënga e re përmban pjesët e kitarës elektrike dhe akustike të George Harrison të regjistruara në vitin 1995 si pjesë e projektit të ‘The Beatles’ .

Në atë pikë, kufizimet teknologjike penguan që vokali dhe pianoja e John të ndaheshin për të arritur përzierjen e qartë dhe pa turbullira të nevojshme për të përfunduar këngën.

“Ishte më e afërta që do të kishim ndonjëherë për ta rikthyer atë në dhomë, kështu që ishte shumë emocionuese për të gjithë ne. Ishte sikur John ishte atje, e dini. Është shumë larg”, tha Ringo për këngën.

Edhe Sean Ono Lennon, djali i Lennon, gjithashtu foli për këngën e re ndërsa theksoi se ishte jashtëzakonisht prekëse t’i dëgjonte duke punuar së bashku pas gjithë viteve që babai i tij kishte ikur.