Pas shumë vitesh shkëputje nga skena shqiptare, koncerti i parë recital “Finalmente Elsa” rikthen Elsa Lilën, në skenën e Pallatit të Kongreseve në datën 1 Nëntor, aty ku nisi jetën e saj artistike. Ky koncert pasqyron artisten në të gjitha dimensionet e 27 viteve karrierë.

“Pyes lotin” ishte kënga e parë që shënjoi nisjen e rrugëtimit të Elsës në skenën shqiptare, jehona e së cilës është ndjerë ndër vite për të mbërritur deri në këtë recital, së bashku me shumë këngë të tjera.

Repertori i krijuar ndër vite, si ai shqiptar dhe ai italian do të vijë i interpretuar nga këngëtarja së bashku me bashkëpunëtorët e saj, artistët italianë, si dirigjenti i Sanremos Enriko Melozzi etj.

“Kur unë nuk shfaqem në skenë nuk është se nuk këndoj, unë këndoj më shumë kur nuk shfaqem. Edhe në momentet kur nuk jam dukur 3-4 vjet është sepse e kam pasur të nevojshme të mos dukesha por të merresha me punë të tjera muzikore. Në skenë do të jem me band-in e ardhur nga Italia, por dhe me këngëtarë shqiptar si Piro Çako.”- shprehet këngëtarja.