CIES Football Observatory”, duke përdorur të dhënat e Wyscout, publikoi një raport që klasifikon klubet europiane në bazë të “dominimit” të tyre.
Nuk është surprizë që Barcelona, Bayern Munich, Napoli, PSG dhe Manchester City renditen ndër klubet “më dominuese” në kampionatet përkatëse.
Të dhënat, që përfshijnë 69 kampionatet kryesore në botë, e rendisin skuadrën bullgare Levski Sofia në krye të klasifikimit të përgjithshëm, me një raport dominimi mesatar 3.31, duke i paraprirë një tjetër ekipi bullgar Ludogorets (3.26) – dy klubet e vetme që kanë një raport dominimi më të lartë se tre.
Tendenca europiane vijon me: FK Crvena zvezda (Ylli i Kuq i Beogradit – 2.99), Olympiacos (2.90) dhe Feyenoord (2.76) të cilat plotësojnë pesë vendet e para të skuadrave më dominuese në futbollin botëror.
Në lidhje me pesë kampionat kryesore europiane, Bayern Munich renditet i 6-ti dhe natyrisht në krye të Bundesligës, me Bayer Leverkusen që e ndjek këmba-këmbës.
Në të njëjtën mënyrë, kampionët e PSG kryesojnë renditjen në Ligue 1, para rivalëve të LOSC Lille.

Napoli, pavarësisht paraqitjes së dobët në Seria A, që nga fillimi i kampionatit në gusht, mundi Inter, duke fituar titullin e dominimit në kampionatin italian.

Renditja e pesë kampionateve kryesore europiane mbyllet me kampionët e La Liga, Barcelona, të cilët lënë pas rivalët e Real Madrid.

Manchester City kryeson klasifikimin e dominimit në Premier League, ndjekur nga Chelsea në vështirësi, në vendin e dytë.

Jashtë Europës, disa skuadra kanë arritur dominimin: Al-Hilal (2,29) dhe Al-Nassr (2,13) në Saudi Pro League; Independiente Del Valle (2.27) në Ekuador.

Në mesin e ekipeve dominuese përfshihen edhe RB Bragantino (1,45) në Brazil, River Plate (1.92) në Argjentinë, CF América (1,60) në Meksikë dhe New York RB (1.39) në MLS.

CIES shkruan se, përtej pozicionit aktual të klubit, raporti i dominimit ndihmon në të shumtën e rasteve për të kuptuar pozicionin që klubet mund të shpresojnë të arrijnë realisht.

 

/ Inside World Footbal & CIES Football Observatory