Tema e bisedës: “Rruga e Lirisë”- rrugë ndërkufitare nga Shipshani në Koshare dhe finalizimi i Memorialit kushtuar Luftës së Koshares e Shtatorja e heroit të saj, Bylbyl Breçani-
_______________
Me kënaqësi prita sot përfaqësuesit e Shoqatës së ish “Brigadës 138 Agim Ramadani” dhe gjeneralët e UÇK-së: Rrustem Berisha, Fadil Hadergjonaj, Anton Çuni, si dhe delegacionin që i shoqëronte,- – shkruan në faqen e tij zyratre në facebook, Z. Rexhë BYBERAJ – Kryetar i bashkisë Tropojë
I lumtur për përgëzimet vëllazërore për Tropojën dhe kontributin tonë në luftën historike.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua dhe për kontributin tonë në aspektin infrastrukturor dhe financiar për finalizimin e Memorialit të kushtuar Betejës së Koshares.
Ideali ynë i përbashkët, “Një Tokë, Një Komb, Një Realitet,” askund si në Malësinë e Gjakovës nuk mund të gjejë terren.
Tropojë, 10 tetor 2023