Ballina Kryesore Mjekët rekomandojnë që të mos konsumohet më një nga ushqimet më popullore

Mjekët rekomandojnë që të mos konsumohet më një nga ushqimet më popullore

Tosti është një nga ushqimet më të konsumuara, sidomos për darkë. Kjo për arsye se përgatitja e tij është shumë e thjeshtë, kërkon vetëm pak minuta dhe është shumë i shijshëm.

Por, mjekët kanë rekomanduar që këtë ushqim ta heqim menjëherë nga dieta jonë për shkak të përbërësve të tij.

Sallami ose proshuta që futet në tost kanë vetëm 50-60% mish, me pjesën tjetër të përbërësve të shtuar që dëmtojnë organizmin tonë. Idealja, sipas nutricionistëve, është që proshuta ose sallami të ketë të paktën 85% përbërje mishi. Edhe pse gjëja më e mirë do të ishte 100%.

Përbërësi tjetër: djathi. Shumë prej djathrave të përdorur për të bërë tost kanë një cilësi që është vite dritë larg nga djathi i mirë. Djathi i tostit mund të përmbajë vajra të rafinuar ose përbërës të shtuar, që e bëjnë atë ultra të përpunuar.

Nëse dëshironi të siguroheni që djathi që blini është i mirë, thjesht shikoni etiketën dhe sigurohuni të ketë vetëm 4 përbërës: qumësht, kripë, fermente laktike dhe mullëz. Sa më shumë të zgjatet lista e përbërësve, aq më keq për organizmin tonë.