BELGJIKË– Belgjika është përpjekur më kot për të siguruar ekstradimin për dy trafikantë lëndësh narkotike, të cilët fshihen në Turqi, njëri nga Shqipëria dhe njëri nga Bosnja. Këta dy persona, të cilët akuzohen si të përfshirë në trafikun e rreth 3.2 tonë kokainë, kanë marrë nënshtetësi turke, duke i shpëtuar ekstradimit. Por, si e përftuan nënshtetësinë?! Duke u bërë Investitor Strategjik në Turqi…
Të dy thuhet se janë përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të drogës që Belgjika ka parë ndonjëherë. 3.2 ton kokainë thuhet se janë kontrabanduar në Antwerp. Duke qenë se të dy tani janë turq, sipas informacioneve nga Ankaraja, ata nuk mund të ekstradohen. Që nga janari i vitit të kaluar, të huajt që investojnë 500,000 dollarë në Turqi ose blejnë një pronë atje, mund të marrin shtetësinë turke./Limit.al