WhatsApp sjell risinë e re

SHBAWhatsApp ka lancuar këtë të premte risinë e tij më të re sa i përket bisedave që shkëmbejmë çdo ditë. Kështu kreu i META-s Mark Mark Zuckerberg ka njoftuar se tashmë përdoruesit mund regjistrojnë dhe ndajnë video shkurtra direkt biseda. 

Mark Zuckerberg: Video mesazhet janë një mënyrë për t’iu përgjigjur bisedave në kohë reale dhe për të thënë atë që dëshironi në 60 sekonda. Besojmë se ato do të jenë një mënyrë argëtuese për të ndarë momente ose për të dhënë lajme të mira. Në praktikë, funksioni është një evolucion i mesazheve zanore të cilat, kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë falë mundësisë për të ndarë zërin shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

Dërgimi i një mesazhi video është si dërgimi i një mesazhi zanor. Thjesht klikoni për të kaluar në modalitetin e videos dhe mbajeni për të regjistruar. Ju gjithashtu mund të rrëshqitni lart për të ngrirë dhe regjistruar video automatikisht. Videot do të luhen automatikisht në bisedë pa zë./Limit.al