Sipas ekspertëve uji i ftohtë pas ekspozimit të gjatë në diell shkakton një shok të mirëfilltë në organizëm.
Sipas tyre, sistemi tretës është i pari i cili has vështirësi në përpunimin e ujit të ftohtë.Ky i fundit shkakton kontraktim të ezofagut dhe më pas dhimbje në kraharor e në stomak.
“Pirja e ujit të ftohtë pas ekspozimit në diell shkakton një shok të mirëfilltë” sipas mjekut amerikan Harry Emmerich.“Uji i ftohtë do të shkaktojë spazma, rënie të rrahjeve të zemrës dhe të temperaturës së gjakut,” shtoi ai.
Uji i ftohtë shkakton edhe probleme të tjera. Sipas një studimi thuhet se pirja e ujit të ftohtë gjatë një dite të nxehtë mund të nxisë migrenën.Për më tepër, nëse pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit, ky i fundit do të kalojë ne ezofag me më shumë vështirësi.Uji i ftohtë shkakton probleme me tretjen dhe nxit konstipacionin./Limit.al