A janë kancerogjene ëmbëlsuesit artificialë?

Togfjalëshi “pa sheqer” është aktualisht më i preferuari i marketingut të industrisë ushqimore. Për dekada të tëra, sheqeri ka qenë  mbreti i shijes, por tani ai po sfidohet nga ëmbëlsuesit.Po të shikojmë përbërësit e një limonade pa sheqer, do të vëmë re se në listën e përbërësve vërtet që nuk ka sheqer, por ka shumë ëmbëlsues.

Ato quhen E950, E951 ose E954. Prapa këtyre shkronjash e shifrash janë komponimet e prodhuara në mënyrë sintetike si acesulfam K, aspartam dhe sukralozë.Ëmbëlsuesit janë deri në 500 herë më të ëmbël se sheqeri.

Ëmbëlsuesit i përkasin kategorisë së aditivëve të ushqimit.Pse janë kaq të përhapura është e lehtë për t’u shpjeguar. Ato janë praktikisht pa kalori dhe fuqia e tyre ëmbëlsuese është shumë herë më e lartë se sheqeri i mirëfilltë, kështu që nevojiten vetëm disa miligramë për të lezetuar shijen e ushqimeve të reduktuara në kalori.Aspartami, për shembull, është 200 herë më i ëmbël se sheqeri, sukraloza madje 500 herë më e ëmbël./Limit.al