SHBA– Barbie është kthyer në filmin më të shikuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Sipas për shpërndarjen e tij Warner Bros , filmi i ka arkëtuar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lansimit në territorin amerikan. Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer – që po ashtu e ka pasur premierën të premten – ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA, ka thënë kompania Universal Pictures.
Premiera e tyre është mbajtur në kohën kur kinematë, në përgjithësi, janë duke humbur shikueshmëri për shkak të përmbajtjes online. Në Mbretëri të Bashkuar, kompania Vue ka thënë se për shkak të të dy filmave, kinematë e kanë regjistruar qarkullimin më të madh në katër vjet. Oppenheimer shtjellon zhvillimin e bombës së parë atomike me aktorin Cillian Murphy në rolin kryesor, raporton REL.
Regjinë e filmit e ka bërë Christopher Nolan. Ndërkohë në filmin Barbie, karakter për fëmijët, që i reziston kohës – paraqitet periudha kur ajo është në kërkim të identitetit të saj dhe e inkurajon shokun e saj Ken që të krijojë individualitet. Rolet kryesore në film i luajnë Margot Robbie dhe Ryan Gosling. Meqë dy filmat e kanë pasur premierën të premten, gara mes tyre ka qenë e madhe, dhe është përshkruar në rrjetet sociale si “Barbenheimer”./Limit.al