Si t’ua largoni fëmijëve frikën nga uji

Frika nga uji zhvillohet te fëmijët nga mosha tre deri në gjashtë vjeçare, sepse atëherë ata bëhen më të vetëdijshëm për madhësinë e pishinës ose detit dhe mund ta shohin atë si një rrezik potencial.

Megjithatë, në atë fazë ata ende nuk janë mjaftueshëm të aftë për ta racionalizuar frikën e tyre. Nëse fëmija juaj ndjen frikë, do të duhet të jeni të durueshëm dhe empatikë.

Hyrja graduale

Duhet ta lini fëmijën tuaj të mësohet me ujin gradualisht. Fillimisht, mjafton t’ua zhytni këmbët, e më vonë edhe pjesët tjera të trupit. Është e rëndësishme të mos e detyroni, sepse disa fëmijë duhet të përshtaten me situatën./Limit.al