Të biesh në gjumë herët rregullon presionin e gjakut

Mungesa e gjumit dhe jeta stresuese ndërlidhen me rrezikun e shtuar për presion të lartë të gjakut. Ky hulumtim është njëri ndër të parët, i cili ka vërtetuar se presioni i gjakut mund të rregullohet me orar të shtuar të gjumit.

Tensioni i lartë i gjakut i patrajtuar rrit rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe problemeve të tjera serioze shëndetësore. Është e rëndësishme të kontrolloni presionin e gjakut të paktën çdo dy vjet duke filluar nga mosha 18 vjeç. Disa njerëz kanë nevojë për kontrolle më të shpeshta./Limit.al