Ikona e filmit aksion, Jean-Claude Van Damme ka arritur në Kosovë ditën e djeshme. Aktori tha se ka pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë ndërsa është shprehur i lumtur me vizitën dhe me ngrohtësinë e ofruar nga qytetarët e Kosovës.

Ylli i filmave aksion mori më së shumti vëmendje me një varëse ari në qafë, në të cilën mbante simbolin e Shqiponjës.

“Kam pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë dhe mirëpritja e njerëzve, kur unë erdha në mëngjes, ishte shumë paqësore, prandaj faleminderit shumë. Populli i Kosovës vetëm dëshiron shumë lumturi dhe paqe, prandaj gjithmonë buzëqesh këtu”, u shpreh aktori.