Tensionet në Kosovë/ Escobar: Kemi marrë zotime që Serbia nuk do t’i refuzojë zgjedhjet në veri

SHBAI dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabries Escobar ka raportuar në Kongres në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës. Gjatë fjalës së tij para Komitetit për Punë Jashtme Dhomës Përfaqësuesve Shtetet e Bashkuara, Esobar tha se Shtetet e Bashkuara janë përkushtuara shtensionim dhe se janë duke punuar për t’i çuar përpara shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve evropiane dhe transaltantike. Sipas tij ka marrë zotime Serbia nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet e ardhshme veri Kosovës dhe se Serbia do përballet me pasoja nëse vepron ndryshe. 

Gabries Escobar: Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte. Duhet të nisin ta kryejnë pjesën e tyre.

Escobar ka thënë se shpreson në përparim të rëndësishëm këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai është ndalur sidomos të Marrëveshja e Ohrit, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në mars të këtij viti – duke thënë se ajo ofron mundësi të jashtëzakonshme që dy vendet të krijojnë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën./Limit.al