Aksidenti tragjik në Greqi ku humbën jetën 5 shqiptarë, dalin PAMJET, ‘Benzi’ i bërë ‘copë copë’! Viktimat ishin punëtorë sezonal

GREQI– Pamjet që shihni tregojnë forcën e përplasjes së makinës tip “Benz” me të cilën udhëtonin pesë shqiptarët që humbën tragjikisht jetën pas përplasjes “kokë  kokë’’ me një kamionSiç mund të shihet makina e shqiptarëve është bërë “copë copë” duke u “thërrmuar” totalisht në pjesën e përparme të sajViktimat ishin  moshave 55, 50, 19 dhe 16 vjeç ndërsa personi i pestë nuk është identifikuar ende. 

  

Mediat greke shkruajnë se ata ishin punonjës sezonalë në Greqi dhe punonin në fermat e zonës. Makina në të cilën udhëtonin pesë shqiptarët ka dalë nga korsia në rrethana ende të paqarta dhe ka hyrë në korsinë e gabuar duke u përplasur me kamionin. Përplasja “kokë më kokë” ishte fatale për jetën e shqiptarëve, të cilët ndërruan jetë në vend. Përplasja ka qenë kaq e fortë sa e cetmja pjesë e makinë që ka mbetur më pak e dëmtuar ka qenë bagazhi. Pjesa thetëe është bërë “copë copë”./Limit.al