Rama mbledh liderët e rajonit në Tiranë! Kurti në ‘dilemë’ për pjesëmarjen, ç’pritet të diskutohet?!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë në një takm informal liderët e rajonit në kuadër të samitit të Berlinit, i cili pritet të mbahet në Tiranë më 16 tetor të këtij viti. Takimi do të zhvillohet në vilen qeveritare “30”. Në takim do të marrë pjesë dhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.

Pjesëmaerjen në takim e ka konfirmuar kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Bosnjë&Hercegovinës Nermin Nikshiç si dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti ende nuk e ka konfirnuar pjesëmarrjen e tij. Kurti dhe Rama në muajt e fundit kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar me njëri-tjetrin. Kjo kulmoi kur Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Kosovë./Limit.al