‘Upss’, Messi përfshihet në një incident rrugor në SHBA

SHBA– Leo Messi, ylli i futbollit botëror për pak sa nuk u përfshi në një aksident automoboilistik në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi kaloi me semafor të kuq. Siç shihet dhe në video një tifoz iu afrua makinës së tij dhe e shpërqëndroi pranë kryqëzimit. Fatmirësisht nuk pati ndonjë aksident, pasi Messi dhe shoferi tjetër arritën të ngadalësojnë shpejtësinë para se të ndodhte diçka tjetër. 

“Pleshti” shoqërohej me eskortë policore, e cila i kishte fenelinat e ndezura duke i dhënë kështu të drejtë që të kalojë dhe me semafor të kuq. Messi do prezantohet të dielën para tifozëve të rinj te Inter Miami në MLS me stadiumin që pritet në kapacitetet maksimale./Limit.al