Përbërësit:

2 gota tërshërë

⅓ gotë arra, të copëtuara

1 ½ lugë çaji kanellë të bluar

1 lugë çaji pluhur pjekjeje

½ lugë çaji kripë

2 gota qumësht

¾ gotë kos me pak yndyrë

2 lugë vaj kokosi

¼ filxhan sheqer kaf

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

1 banane e madhe, e prerë në kubikë

⅓ gotë rrush të thatë

 

Përgatitja:

Ngrohni fillimisht furrën në 190°C dhe më pas përgatisni enën e pjekjes duke e lyer me pak gjalpë.

Përzieni tërshërën, arrat, kanellën, pluhurin për pjekje dhe kripën në një tas të madh.

Kombinoni qumështin, kosin, vajin, sheqerin kaf dhe vaniljen në një tas tjetër. Bashkoni të dy përzierjet dhe përziejini derisa të bashkohen plotësisht. Më pas përzieni bananet dhe rrushin e thatë dhe shtojini në përzierje.

Trasferojeni përzierjen në enën e pjekjes dhe piqeni derisa të marrë ngjyrë të artë, për rreth 45 deri në 50 minuta.

Ju bëftë mirë!