Përbërësit:

8 pjeshkë mesatare, të forta

100 g çokollatë e zezë

80 g amareta

Përgatitja:

Për të përgatitur pjeshkët e mbushura, filloni duke i shpëlarë dhe tharë pjeshkët. Më pas pritini në gjysmë, hiqni bërthamën me një thikë të vogël 2dhe krijoni pak hapësirë rreth zgavrës duke hequr pak tul.

Tani përgatisni mbushjen. Prisni imët tulin e përftuar ose përpunojeni atë direkt në mikser. Pas kësaj prisni imët çokollatën dhe thërrmoni amaretat. Nëse dëshironi, mund t’i grini edhe me ndihmën e mikserit.

Bashkoni tulin e pjeshkës me biskotat e grimcuara dhe përziejini mirë përbërësit me një pirua. Më pas shtoni çokollatën dhe përziejini sërisht përbërësit sat ë bashkohen.

Në fund, radhisni pranë njëra-tjetrës pjeshkët në një enë pjekjeje të lyer me pak gjalpë dhe mbushini me përzierjen që përgatitët. Piqini në furrë të parangrohur në 180°C për 60 minuta.

Kur të ketë kaluar koha e nevojshme, hiqni pjeshkët nga furra dhe shërbejini sa janë ende të nxehta. Nëse dëshironi mund t’i shoqëroni me një lugë akullore.

Pjeshkët mund të ruhen në frigorifer në një enë hermetike për maksimumi 2-3 ditë.

Ju bëftë mirë!