Një nga skulpturat më të bukura, por edhe të veçanta në Francë, është “Gjarpri i Oqeanit”.
“Gjarpri i Oqeanit” (ose Serpent d’ocean në frëngjisht), është një nga veprat më të shquara të artit në Europë, por njihet pak. Struktura e madhe e aluminit, është skeleti i një gjarpri deti, që rrotullohet.
“Gjarpri i Oqeanit” është ndërtuar në zonën e baticës dhe është një nga perlat më të mëdha të fshehura të Francës.
Franca është vendi i përsosur, për të zbuluar shumë vepra të famshme arti – Muzeu i Luvrit në Paris, Mona Liza dhe kryevepra të tjera. Jo shumë larg bregut nga “Gjarpri i Oqeanit”, ndodhet vendi i mrekullueshëm neolitik i Gurëve të Karnakut (Alignements de Carnac).
Një nga veprat më të mëdha të artit
“Gjarpri i Oqeanit” ndodhet në bregun e Saint-Brevin-les-Pins në Loire-Atlantique, në bregun perëndimor të Francës, pjesë e Dukatit Brittany. Brittany është një rajon historik, që ishte shumë i ndryshëm nga pjesa tjetër e Francës.
Rajoni ka trashëgimi kelte dhe ka gjuhën e vet breton (e lidhur me gjuhën kelte dhe irlandeze). Arsyeja pse ishulli i Britanisë së Madhe quhet “Great”, është për ta dalluar atë nga “Britania më e Vogël” në Francë (të dy quhen “Bretagne” në frëngjisht).
Vendndodhja: Saint-Brevin-les-Pins, Loire-Atlantique, Francë
Artisti: Huang Yong Ping
Ndërtimi: Viti 2012
Madhësia: 130 metra
“Gjarpri i Oqeanit” është një vepër monumentale arti, që ia vlen të shihet, për këdo që eksploron rajonin e Brittany të Francës. Instalimi i artit është edhe i thjeshtë, por edhe i fuqishëm.
“Gjarpri i Oqeanit” ndryshon me baticat dhe motin
Gjarpri i Oqeanit ofron pamje të ndryshme në faza të ndryshme të baticës. Kështu që, planifikoni ta rishikoni skulpturën më shumë se një herë gjatë ditës.
Në zbaticë, uji vjen deri në bishtin e gjarprit të detit. Në baticë, uji arrin deri te kokë. Prandaj struktura monumentale zhytet në baticë dhe ekspozohet në zbaticë. Shkoni gjatë zbaticës dhe do të mund të ecni rreth gjarprit të detit.
Artisti i “Gjarprit të Oqeanit” dhe rëndësia e tij
Huang Yong Ping ishte një artist i famshëm kinez, i cili u transferua në Francë në vitin 1989 (ai ndërroi jetë në vitin 2019, në moshën 65-vjeçare). Ai lindi në vitin 1954 në Xiamen, në Kinë.
Ai njihet si një nga artistët më provokues të skenës së artit kinez gjatë viteve 1980. Shumë nga veprat e tij të artit, janë shumë të mëdha dhe nuk mund të zhvendosen ose të shiten në ankand.
Huang Yong Ping ndonjëherë përdorte krijesa nga mitologjia kineze, për të frymëzuar njerëzit (gjarpri është një shëmbull).
Pretendohet se mesazhi i “Gjarprit të Detit” është mjedisor, duke folur për keqtrajtimin e oqeaneve.
Më vonë, në vitin 2016, Huang Yong Ping ndërtoi një skelet tjetër gjarpri edhe më të madh, si pjesë e serisë Monumenta, për Grand Palais në Paris. Ky gjarpër masiv ishte rreth 240 metra.
Ka shumë instalime arti të shkëlqyera, por të pazakonta, në mbarë botën. Një vend tjetër për t’u vizituar, është Parku i Budës në kombin e Azisë Juglindore të Laosit.
Në shtetin indian të Gujarat, udhëtarët mund të shohin statujën më të madhe të Budës në botë, e cila u përfundua vetëm në vitin 2018.