Kompania ‘’OceanGate Expeditions’’ ka pezulluar për një kohë të pacaktuar të gjitha operacionet e saj kërkimore dhe tregtare pas dështimit katastrofik të zhytësit të saj Titan në fund të qershorit, shkruan foxnews.com.
”OceanGate” e bëri njoftimin përmes një baneri në faqen e saj të internetit. Kompania kishte ofruar më parë bileta të shtrenjta për të vizituar fundin e oqeanit dhe rrënojat e Titanikut.
“OceanGate ka pezulluar të gjitha operacionet kërkimore dhe tregtare”, thuhet në njoftimin me ngjyrë të kuqe.
Fotot zbuluan mbeturina nga nëndetësja Titan për herë të parë më 28 qershor, kur rrënojat e dëmtuara dukshëm u hoqën nga një anije e Rojës Bregdetare të SHBA në Kanada.
Nëndetësja Titan pësoi një shpërthim katastrofik një orë e 45 minuta pas zbritjes së saj në rrënojat e Titanikut.
Pasagjerët e zhytësit përfshinin miliarderi britanik Hamish Harding; CEO i OceanGate Stockton Rush; çifti babë e bir Shahzada Dawood dhe Suleman Dawood; dhe marinari francez Paul-Henry Nargeolet.