Dita e DYTË/ Rama ndalon në Sarajevë e Podgoricë! E mbyll turin ballkanik me Vuçiç-in!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të nisë këtë të premte ditën e dytë të talime të ndërrmarra në rajon në kuadër të turit ballkanik. Pas takimeve të djeshme në Prishtinë vetëm me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konfufca pasi Albin Kurti refuzoi ta talonte Rama do të fluturojë sot drejt Sarajevës.

Në Bosje-Hercegovinë Rama do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në drekë kreu i qeverisë do zbresë në Podgoricë ku do të takohet në orën 13:45 me kryeministrin Dritan Abazoviç. Pas takimit “Kokë më kokë” do ketë një konferemcë të përbashkët shtypi. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

Pas Malit të Zi Rama do të ndalet në Beograd ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç. Dy liderët do të zhvillojnë një takim “kokë më kokë”. Më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për mediat. Turin e tij ballkanik Rama do e përmbyllë me një darkë pune më presidentin Vuçiç./Limit.al