BE sanksionon Kurtin pasi nuk iu ‘bind’/ Haradinaj e Hoti kërkojnë shkarkimin e tij dhe të Osmanit

KOSOVË– Shpallja zyrtare e disa sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj qeverisë së Kosovës, e cila nuk iu “bind” unionit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me tensionet në veri të Kosovës ka trazuar edhe më shumë ujërat politikë në Prishtinë ku zërat kritikë ndaj qeverisë janë shtuar duke kërkuar tashmë dhe mocion mosbesimi për rrëzimin e saj.  

Kështu ish-kryeministri dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se kur jemi në një situatë të tillë kërkesa për mocion shkarkimi ndaj Kurtit është interes kombëtar. Përmes një postimi në Facebook Haradoinaj shkruan  sanksionet nga BE-ja dhe paralajmërimet e SHBA-së tregojnë se qeveria është në rrugë të gabuar dhe se s’ka shpresë. 

REAGIMI:

Të dashur qytetarë të Kosovës, i vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit. Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie. Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!.

Në të njëjtim mendim është dhe një tjetër paraardhës i Kurtit. Ish kryeministri Avdullah Hoti shprehet se as Albin Kurti dhe as Vjosa Osmani nuk mund të drejtojnë vendinSipas tij presidentja Vjosa Osmani nuk po e ushtron funksionin e saj dhe vendi nuk mund  udhëhiqet nga persona  sjellin sanksione. 

REAGIMI:

Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimi i MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, pezullimi i fondeve të IPA, pezullimi i takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera. Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re. Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për kursin e veprimeve. Ku është Presidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit. Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik./Limit.al