Ka disa rregulla të arta që duhet t’i zbatoni nësenuk doni që të ftoheni nga kondicionerët gjatë verës. Zgjedhja e saktë e vendndodhjes më të mirë për tëinstaluar njësinë e ftohjes është shumë e rëndësishme. Meqenëse ajri i ftohtë është më i rëndëdhe ka tendencë të lëvizë poshtë, ai do të përzihet me ajrin e ngrohtë i cili, duke qenë më i lehtë, do tëngrihet lart. Prandaj, është thelbësore që instalimi tëbëhet në pjesën e sipërme të murit që keni zgjedhur.Ashtu siç është e rëndësishme të shmangni mbulimine kondicionerit kur ai është në punë. Çdo gjë e vendosur përpara tij do të veprojë si një pengesë qëparandalon përhapjen e saktë të ajrit.
Stop temperaturave polare
Krahasuar me ‘klimën’ e jashtme ështëgjithmonë e këshillueshme ulja e temperaturës sëbrendshme me 3 gradë. Në këtë mënyrë, përveçshmangies së ndryshimeve të papritura tëtemperaturës, reduktohet edhe konsumi i energjisë.
Për më tepër, nëse është e mundur, është mëmirë të preferoni mënyrën e dehumidifikimit. Vapa e verës shpesh perceptohet si e zjarrtë për shkak tëpërqendrimit të tepërt të lagështisë në ajër.
Duhet një kondicioner në çdo dhomë
Le të hedhim poshtë një mit, një kondicioner ivetëm i madh dhe i fuqishëm nuk mund të ftojë disadhoma. Gjithashtu klima ideale arrihet vetëm kurambienti që vendosim të ftohim ka dyer dhe dritare tëmbyllura.
Nëse këto janë të hapura, ajri i nxehtë do tëbashkohet me atë të ftohtë dhe do të tundoheni të ulnikondicionerin me disa gradë, duke përftuar kështuvetëm dy aspekte: shpenzimin e energjisë dheparehatinë.
Ndizni një herë dhe mbani temperaturën konstante
Ndezja dhe fikja e vazhdueshme e kondicioneritjo vetëm që shpërndan freskinë e arritur, por ndihmon në rritjen e konsumit të energjisë.
Më mirë, pra, të ndizni vetëm një herë dhe tëvendosni temperaturën në mënyrë që të mbetetkonstante gjatë gjithë ditës. Më pas, gjatë natës, duke aktivizuar opsionin e gjumit në telekomandë, kondicioneri redukton aktivizimin e tij në minimum.
Mos neglizhoni mirëmbajtjen e kondicionerëve
Pastërtia është gjithçka. Para se të ndizni, këshillohet të pastroni filtrat e ajrit dhe ventilatorët tëcilët paraqesin barriera ndaj viruseve, baktereve dhepluhurit.
Mirëmbajtja e kondicionerit dhe kontrolli iftohësit nga teknikë profesionistë duhet të kryhet nëmënyrë periodike, me një frekuencë që varion nga 2 deri në 4 vjet, në varësi të llojit të furnizimit me energji dhe fuqisë termike të sistemit.