Valltarja shqiptare e lindur në Amerikë, Mery Camaj kërcen 145 valle shqiptare

Valltarja shqiptare e lindur në Amerikë, Mery Camaj ka mësuar të kërcejë dhe të interpretojë vallet shqiptare.

Camaj e ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ka dhënë detaje në lidhje me pasionin e saj për vallet shqiptare ku ka treguar se ajo tashmë di të kërcejë 145 valle shqiptare.

Ajo është shprehur se dashurinë për Shqipërinë e ka nga prindërit e saj të cilët kanë insistuar që herë pas here të mësojnë gjuhën dhe traditat.

“Në fillim gjuhën shqipe e kam folur shumë thjesht. Por më pas duke qenë se unë e mësova me dialekt verior u mundova ta mësoj më mirë dhe fillova që të lexoj libra në shqip.

Më pas nisa shkollën për shkenca politike dhe thash se duhet të studioj për Shqipërinë dhe të mësoja për Shqipërinë që të shkruaja dhe të lexoja.

Ne të gjithë në familje flasim dhe kërcejmë shqip.

Nëna ime më ka thënë që ka pas ëndërr që të ishte valltare. Në New York ka një grup vallesh dhe në moshën 14-vjeçare ka qenë nëna që më ka thënë se t’i do të fillosh të kërcesh në këtë grup.

Në fillim ka qenë e vështirë. Por me ndihmën e mësueses që më ka mbajtur dorën ka zbuluar dhe dashurinë time për Shqipërinë.

Me grupin Rozafati mësuesja ime Angjelina Nika ka krijuar 145 valle unike nga të gjithë trevat e Shqipërisë dhe është ajo që më ka shtyrë për të qenë më e fokusuar në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo shprehet se xhubleta është është ndër veshjet që ajo e do shumë. Më tej tregon se në moshën 16 vjeçe prindërit i kanë dhuruar një xhubletë për nuse.

Camaj ndër të tjera ajo është shprehur se në dasmën e saj ka shumë dëshirë që ta veshë këtë veshje përveç fustanit të bardhë.