Urbanët në Tiranë si ‘sauna’ 40 lekëshe! Kondicionerët ‘makthi’ i qytetarëve

Nga Edon KUQI

Me rritjen e temperaturave fillon dhe makthi i mijëra qytetarëve të Tiranës që zgjedhin transportin publik për të shkuar në punë apo në kryerjen e angazhimeve ditore. Çdo ditë në redaksinë e Newszone.al vijnë ankesa nga qytetarë të ndryshëm të cilët përballen me mosfunskionim siç duhet të rrjetit të urbanëve që janë nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës. Që nga vonesat në orare, kushtet jo të përshtatshme, mungesa e korrektësisë dhe rregulli tek ajo më kryesorja mosfunksionimi i kondicionerëve dhe mos ndezja e tyre nga operatorët. Ti marrim me radhë.

Vonesat, mungesa e komunikimit dhe orareve të përcaktuara.

Vonesa e urbanëve nëpër stacioneve është një nga problemet kryesore me të cilët qytetarët e Tiranës duhet të përballen në këto ditë të nxhehta vere. Të pyetur nga Neëszone qytetarët shprehen se ka raste që janë të detyruar të qëndrojnë më shumë se 30 minuta në stacion për të pritur linja si Vilat Gjermane-Qendër, Qytet Studenti-Qendër, Sanotorium-Qendër, Kashar-Qendër, Astir-Qendër apo Institut-Qendër. Dhe kur vijnë pas vonesave të gjata për shkak të pritjes së njerëzve kapaciteti mbajtës i tyre është më i vogël nga sa njerëz janë në stacione duke bërë që ata të ngjeshen me njëri-tjetrit, nuk janë të pakta rastet kur qytetarëve u ka rënë dhe të fikët apo kur ju kanë marrë portofolin, celularin apo sendet me vlerë.

Këtu nis dhe mungesa e komunikimit nga disa prej personave përgjegjës, të cilët atëherë kur iu është sosur justifikimi i trafikut u japin mend qyetatrëve që të marrin taksinë nëse duan të kryejnë punë shpejt, në raste të tjera i “plasin” në dyert e bashkisë që siç thonë dhe qytetarët nuk kanë përgjigje konkrete pavarësisht se në fushata janë premtuar shtime flotash por ndërkohë akoma nuk kemi regulluar këto që kemi. Nëse duam që të fillojmë ta vendosim në shinat e funskionimit atëherë duhet bërë një dixhitalizim i sistemit që qytetarët të dinë kur vjen urbani që u duhet, orën dhe çdo informacion të nevojshëm.

Mungesa e kondicionerëve.

Kushdo që përdor transportin në këto ditë të nxehta vere e di se sot urbanët e Tiranës janë kthyer në “sauna” 40 lekëshe, pasi ti mund ta marrësh dy shërbime në një të vetëm, me një biletë pavarësisht se shkon me vonesë në punë, shkollë apo kudo ku je nisur me “falas” dhe një trajtim sauna në furrën lëvizëse të një sistemi që pavarësisht premtimeve dhe viteve është rregulluar disi për kurrë në nivelin ku duhet që të ofrojë trajtimin që vërtetë meritojnë qytetarët e kryeqytetit të rinisë dhe zhvillimit.

Dhe ato linja që i kanë kanë kondicionerët nuk i ndezin, rritja e çmimit të naftës tashmë është bërë një justifikim direkt në gojën e çdo pronari, faturinoje apo shoferi, dështimin e shërbimit e lidhin dhe me luftën në Ukrainë. Ne aspirojmë që të shkojmë në Bashkimin Europian por me këtë cilësi shërbimi një gjë është e sigurt, as në derën e Brukselit nuk do të na pranojnë. Kur nisëm nga kjo marr si shembull urbanin e Institutit të cilin e “inspektuam,” vetëm sot për të parë nga afër kushtet pas ankesave të qytetarëve. Ishte e tmershme, kjo mund ta personalizojë makthin që studentët, ata që shkojnë në punë dhe të gjithë ata që e përdorin për të lëvizur “heqin mbi shpatulla” sa herë dalin nga shtëpia në zonën e Universitetit Bujqësor dhe marrin rrugën për në qendër duke përdorur linjën Institut-Qendër.

Dhuna, mungesa e kujdesit dhe shtimi i aksidenteve

Një problem kryesor që vitet e fundit është shtuar ndjeshëm është dhuna në urbanët e kryqytetit që në të shumtën e rasteve ushtrohet nga kontrollorët, fatorinot dhe shoferët. Tre rastet e fundit ishin vërtetë të rënda ku qytetarët ranë pre e shkelmave, grushtave dhe goditjeve me sende të forta. Ndërkohë që muajt e fundit kanë regjistruar një bilanc të rëndë sa i përket numrit të aksidenteve që janë shtuar dhe se në qendër të tyre kanë drejtuesit e urbanësve. Këta të fundit nën zë shprehen se shkak është mos kolaudimi i mjeteve apo dhe se disa janë të vjetër dhe nuk u kryehen shërbime.

Si zgjidhet?!

Mbase kësaj pyetjeje mund ti jepnin përgjigje drejtuesit e departamenteve përkatëse në Bashkinë e Tiranës, të cilët dhe harojnë planen 4-vjeçare. Nevojitet një plan konkret se si mund të përmirësohet transporti publik, të shtohen kontrollet apo dhe të ngrihet një Taks Force që gjobisin kompanitë që nuk zbatojnë rregullat standarte për të orfruar një trasnport publik efikas për qytetarët. Dora e shetit duhet të ndihet më shumë tek kompanitë që nuk mund të jenë “vetëqeverisëse” për aq kohë sa shërbimi që ata ofrojnë përfitohet nga qytetarët e Tiranës që janë dhe taksapaguesit e këtij qyteti të madh që sa është i bukur nga jashtë për disa aq dhe me shumë probleme është nga Brenda në ofrimin e shërbimeve bazike.
Nese nuk do të ketë një ndërhyrje në këtë shërbim atëherë për fat të keq linjat urbane do vijojnë të mos ofrojnë shërbimin cilësor për qytetarët dhe të ofrojnë shërbimin që askush se do dhe se paguan atë të “suanës” lëvizëse që në kryeqytet tani në verë kushtojnë vetëm 40 lekë./Limit.al