Përbërësit:
12 qepë të bardha
30 gr gjalpë
250 ml lëng mishi
250 gr djathë kaçkavall
Kripë
Piper
Përgatitja:
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recetë pastroni qepët si zakonisht.
Bëni gati një tavë pjekje me diametër 25 cm, lyejeni me gjalpë dhe vendosni në të qepët e plota një nga një. Hidhni lëngun e mishit derisa të mbulohet e gjithë tava të mbushet.
Shtoni kripë e piper dhe mbulojeni tavën me një letër furre dhe futeni të piqet. Lëreni në temperaturën 160 gradë për 1 orë ose derisa qepët të zbuten.
Nëse është e nevojshme shtoni edhe pak lëng gjatë gatimit të tyre.
Në fund hidhini pak djathë të grirë për 5-10 minuta ose derisa të shkrihet dhe nxirrini nga furra.
Shërbejini të nxehta dhe shoqërojini me pjata të tjera interesante mishi apo peshku.
Ju bëftë mirë!