Nga serbët në veri tek shqiptarët e Luginës së Preshevës/ Osmani fjalim historik në PE! Salla ngrihet në këmbë dhe e duartroket

FRANCË– Presidetja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur këtë të mërkurë një fjalim historik në Parlamentin Europian ku ka folur për Kaosovën dhe integrimin e vendit të saj në Bashkimin Europian dhe organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare. Po ashtu Osmani ka folur për historinë e Kosovës që sipas saj është e larë me gjakun e trimave dhe atryre që sot janë gjallë si kujtesë për të mos harruar vuajtjet e një kombi.

Vjosa Osmani: Sot jam e nderuar që jam presidentja e parë që mbaj fjalën në Parlamentin Evropian. Sot jam këtu për të folur për shtetin e pavarur për Kosovës, por edhe për t’ju thënë faleminderit. Qëndroni të palëkundur pranë nesh. Presidenti Rugova e konsideroi çmimin si njohje të sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës së tij për liri, por më e rëndësishmja ai përdori pikërisht këtë platformë për të kërkuar mbështetjen e deputetëve të atëhershëm për t’u bashkuar në emër të vlerave të cilat ky Union i përfaqëson. Ai kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur. Europa jo vetëm që ia kishte hapur dyert Presidentit Rugova, por kishte hapur zemrat dhe mendjet e saj për një popull të shtypur sistematikisht. Sot, duke qëndruar këtu në Strasburg, kam nderin të jem presidentja e parë e Republikës së pavarur të Kosovës që do të flas para Parlamentit Evropian, për t’ju falënderuar për kontributin e pamasë dhe të vazhdueshëm që ky institucion ka dhënë për lirinë, demokracinë tonë dhe pavarësinë.

Serbëve të Kosovës u është drehtuar me një pjesë të veçantë të fjalimit ku iu drejtua me fjalët se ‘’Kosova është shtëpia e tyre“.

Vjosa OsmaniRepublika e Kosovës është shtëpia juaj. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi se ndiheni të përfshirë.

Presidentja Osmani gjatë fjalimit të saj u ndal dhe tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ajo tha se atyre po u cënohen të drejtat.

Vjosa Osmani: Besoj se në të ardhmen e shpejtë do të jemi pjesë e këtyre institucioneve. Ndërsa po vija këtu, kujtova se me ne është dhe një delegacion nga Lugina e Preshevës dhe atyre do i them: Do të qëndrojmë me ju. Nuk jeni vetëm. Nuk jeni vetëm ndërsa po përballeni me dhunime të mëdha të drejtave të njeriut, të njohura edhe nga rezolutat e këtij institucioni.

Në fund të fjalimit të gjithë u ngriten në kӕmbë dhe e duartrokiten për disa minuta./Limit.al