VIDEOLAJM/ Serbët sulmojnë me bojë të kuqe makinën e ministrit të Infrastrukturës

KOSOVË– Rikthehen tensionet në veri të Kosovës. Raportohet se ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu mëngjesin e sotëm ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviçit. Por në dalje të takimit ai është sulmua me bojë të kuqe nga protestuesit serbë, të cilët bojën e hodhën dhe ndaj makinës së tij.

Aliu ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës./Limit.al