KOSOVË– Një video-skandal është publikuar këtë të martë në rrjetet sociale dhe mediat në Kosovë në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan, ku një mësues shfaqet duke puthur në buzë një nxënëse 12-vjeçare në ambientet e një klase.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se mësuesi quhet Valentin Selmanaj dhe është mësimdhënës në lëndën e edukimit fizik, ndërsa nxënësja është nxënëse në klasën e shtatë. Identiteti i saj nuk është bërë me dije për shkak të moshës.
Ky akt i turpshëm i regjistruar në ambientet e shkollës i ka kushtuar me arrestimin dhe ndalimin e mësimdhënies mësuesit Selmanaj. Ngjarja është denoncuar në policia nga një nxënës i shkollës që ka filmuar momentin.
Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë./Limit.al