Përbërësit: 8 pite tortilla, 1 lugë gjelle qepë të grirë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 250g mish i grirë, 1 paketë erëza për takos, 1 tufë koriandër të freskët, 8 lugë gjelle speca jeshil të pjekur e të grirë, 8 lugë gjelle djathë çedar i grirë, 8 lugë gjelle fasule të kuqe kanoçeje

Përgatitja: Në një tigan skuqim qepën me vajin e ullirit dhe shtojmë mishin e grirë. I fërgojmë disa minuta dhe shtojmë erëzat për takos. I gatuajmë sa mishi ta ketë thithur lëngun e vet. Më pas shtojmë korianderin e grirë dhe e fikim zjarrin.

Mbi një pite tortilla hedhim nga një lugë gjelle për secilën sipas rradhës, mish, spec jeshil, fasule, djathë çedar. E palosim dhe rrotullojmë piten duke u siguruar që mbushja të jetë e gjitha brenda. E paketojmë me letër pjekje dhe e vendosim në një qese nëse do i ngrijmë. Përsërisim të njëjtin proçes edhe për pitet e tjera.

Nëse do i pjekim, ndezim furrën në 220°C dhe i pjekim me gjithë letër për 20 minuta.

Burritos janë gati.

T’ju bëjë mirë! /Bakemydayhappy.com