Përbërësit: 300 gr mish i grirë, 1 lugë çaji spec i kuq, 2 thelpinj hudhër, pak kripë dhe piper

Përgatitja: Hedhim miahin e grirë në një enë qelqi. Në të shtojmë kripë, piper, rigon, hudhër të grirë në rende. E punojmë me dorë që masa të bashkohet. E mbulojmë mishin e përzier të pushojë për 10 minuta (sipas recetës së Artigatimit.com).

Më pas marrim gjysmën e mishit, e bëjmë top me dorë. E shtypim me të dyja duart që të marrë formë.

I pjekim qoftet që formuam në skarë ose në tigan skarë. I pjekim mirë nga të dyja anët, derisa qoftet e formuara të jenë gati.

T’ju bëjë mirë!