Ndjenjë e papërshkrueshme të takoja Drejtorin e CIA, z. William Burns, një lider që gëzon respektin e padiskutueshëm të të dyja taborreve politike në SHBA. Një njeri që mbi tri dekada rresht ka shërbyer në Shërbimin e Jashtëm Amerikan, dhe llogaritet si njëri nga njerzit më të afërt e të besueshëm të Presidentit Biden me të cilin ka punuar një çerekshekulli.

Drejtori Burns u nderua me Çmimin e Shërbimit të Jashtëzakonshëm Publik në Samitin e Lidershipit mbi Politikën e Jashtme Amerikane dhe ishte nder i veçantë të isha i ftuar në këtë ceremoni!
Frigoj se nganjëherë nuk jemi të vetëdijshëm sa madhështore është të kemi SHBA-të në anën tonë!
Gjatë këtyre tri ditëve, nga takimet me zyrtarë kyç të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, dhe Kongresit, dhe me shefin e CIA, vetëm sa më është sforcuar bindja se kombi ynë dhe veçanërisht shteti ynë janë më shumë se me fat për miqësinë unike me SHBA-të e cila për asnjë çmim nuk duhet të sfidohet e aq më pak të lëndohet!
Nuk mund të mos e them se jam ndjerë krenar me mundësinë për t’i takuar këta njerzë. Të kesh derën hapur në Washington është vlerë pa çmim! Adresa e vetme e një të ardhme të sigurtë për ne është Washingtoni!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid03418u7dqRfn41xu1rNFKJ2mv44CcmADS1umqF26vuqyvWw6xHHtVFJJ19FbCJVEDTl&id=100044421156650&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f