Afera e incineratorit të Fierit, SPAK kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, 7 për ish-deputetin Alqi Bllako

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë pretencën, duke kërkuar 10 vite burg për ish-ministri e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me aferrën korruptive të incineratorit të Fierit.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Kokës i ulet përfundimisht 1/3 e dënimit, duke shkuar në 6 vite e 8 muaj burgim.

Po ashtu, për ish-Sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është kërkuar dhe 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndaj tij kërkohet 4.8 vite burgim.

SPAK kërkon 12 vite burgim edhe për Klodian Zoton, por me gjykim të shkurtuar, ndaj tij kërkohet 8 vite.

Për Arben Dervishajn u kërkua 4 vite, me gjykim të shkurtuar shkon në 2 vite e 8 muaj burg.

Pretenca e SPAK-ut për të pandehurit, pa u llogaritur gjykimi i shkurtuar:

Lefter Koka, 10 vjet

Alqi Bllako, 7 vjet

Klodian Zoto, 12 vjet

Pëllumb Abeshi, 4 vjet

Florian Muçaj, 3 vjet

Azem Shatëri, 3 vjet

Erjon Murataj, 4 vjet

Sabina Cenameri, 4 vjet

Arben Dervishaj, 4 vjet

Loran Dusha, 8 vjet

Arjola Kodra, 3 vjet

Arbër Denizi, 7 vjet

Juri Imeraj, 7 vjet

Regan Merdani, 4 vjet

Gentian Zifla, 4 vjet/Limit.al