Vodhi 200 mijë euro në Teqen e Gjakovës, arrestohet autori

GJAKOVË– Disa javë pas vjedhjes së bujshme në Teqenë e Madhe të Gjakovës, Policia ka arritur që të vërë në pranga autorin e ngjarjes të identifikuar si Xh.t, 48 vjeç. Në ngjarjen e ndodhur më 22 maj të këtij viti 48-vjeçari ia kishte dalë të rrëmbente nga Teqeja plot 200 mijë euro dhe sende me vlerë.

Përmes një njoftimi për mediat Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesën e autorit u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rroba, telefona dhe disa sende të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia në Gjakovë njoftoi se më 8 qershor është arrestuar një 48-vjeçar me inicialet Xh. Th., i cili dyshohet se me datë 22.05.2023 kishte depërtuar brenda teqesë duke vjedhur nga aty dy kasaforta me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal dhe disa stoli të arit.” Me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa sende të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes. I dyshuari është ndalur në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”./Limit.al