Kina ka prezantuar anijen e parë të madhe të lundrimit 5G në botë, citon “Global Times”.

Anija e lundrimit “Adora Magic City”, e njohur gjithashtu si “Mo Du”, u lëshua në ujërat në Shangai.

Anija 24-katëshe me 2.125 dhoma mund të strehojë rreth 5.246 pasagjerë me kapacitet të plotë.

Anija e madhe e lundrimit është produkti i vetëm elektronik më kompleks në botë i përbërë nga mbi 25 milionë pjesë individuale, pesë herë më shumë se numri i pjesëve individuale të përdorura në avionin e parë vendas të Kinës, C919 dhe 13 herë më shumë se ai i trenit të shpejtë ‘Fuxing’.

Punimet e anijes filluan në vitin 2019, e cila u ndërtua nga Shanghai Waigaoqiao Shipbuilding Co. nën Korporatën Shtetërore të Ndërtimit të Anijeve të Kinës.

Anija do t’u nënshtrohet dy testeve detare në korrik dhe gusht përpara se të fillojë përdorimi zyrtar në operacionet komerciale vitin e ardhshëm.