Aksidentohet efektivi i “Rrugores” në Fier, furgoni e përplas duke lëvizur me motorin e Policisë

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, në ‘Qafë Koshovicë’ të Fierit.

Një efektiv policie ka mbetur i aksidentuar, i cili po lëvizte me motorin e Policisë, teksa u përplas nga një furgon.

K. P., punonjësi i policisë rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u dërgua menjëherë drejt spitalit, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./Limit.al