Mijëra serbë në protestë KUNDËR Vuçiç-it! Rrethojnë selinë e qeverisë: Jep DORËHEQJEN

SERBI– Mijëra qytetarë serbë kanë mbushur rrugët e Beogradit duke protestuar ku ndër qeverisë së presidentit Aleksandër Vuçiç. Kjo është protesta e gjashtë që mbahet nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Qytetarët serbë marshuan drejt selisë së qeverisë serbe, të cilën në shenjë simbolike e rrethuan. Në krye të marshimit ishin studentët me pankartën “Studentët kundër dhunës”.

Pjesëmarrësit në protestë kanë brohoritur “Studentët nuk heshtin”, “Vuçiç largohu”, “Dorëheqje”. Ndër mesazhet që protestuesit bartnin në pankarta ishin: “Jeta e fëmijëve nuk ka çmim”, “Mjaft më, a e kuptove”, “Në heshtje mbijeton dhuna”.

Organizatorët e protestës ftuan qytetarët që të përgatisin mesazhe për Ministrinë e Arsimit, por edhe për gjithë Qeverinë. Protestat po zhvillohen me ftesë të një pjese të opozitës, për shkak të pakënaqësisë ndaj reagimit të Qeverisë së Serbisë ndaj krimeve nga të shtënat masive, në fillim të majit, ku humbën jetën 18 persona.

Nga protesta u bë e ditur se do të nisin aksione të reja nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në fund të javës së ardhshme. Kërkesa kryesore e protestës është ndalimi i nxitjes së dhunës në hapësirat publike. Po ashtu protestuesit kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiç dhe drejtorit të Agjencisë për Informim të Sigurisë, Aleksandër Vulin./Limit.al