JAPONI-Japonia po merr masa paraprake në rast se vendi preket sërish nga një tërmet i fuqishëm apo fatkeqësi të tjera natyrore, duke instaluar makina shitëse që do të zhbllokohen për tëshpërndarë ushqim dhe furnizime falas. Është pikërisht qyteti japonez Ako që mori këtë hap për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.
Përvec 300 kanaceve të pijeve me gaz dhe 150 ushqimeve për raste emergjente, këto makineri do të mbajnë edhe objekte të domosdoshme për higjenën, si tulate portative, maska etj. Nëse lëshohet një urdhër evakuimi për shkak të një paralajmërimi të nivelit 5 ose më të lartë në shkallën sizmike shindo të Japonisë, ose për kushte të tilla si shiu i madh, makinat do të zhbllokohen.
Skema e makinave shitëse emergjente është një partneritet midis bashkisë dhe firmës farmaceutike me bazë në Tokio, Earth Corp., e cila ka objekte kërkimi dhe prodhimi në Ako. Japonia është një nga vendet më aktive sizmike në botë. Së fundmi, më 26 maj, një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi lindjen e Tokios. Makinat shitëse janë të zakonshme në Japoni dhe shfaqen pothuajse në çdo rrugë duke shitur një gamë të gjerë artikujsh – disa ushqime të pazakonta janë mishi i ariut apo balenës./Limit.al