VIDEOLAJM/ Shqiptarët mblidhen te ura Ibrit në Mitrovicë, THIRRJA njëzëri: Për Kosovë jetën dojm me dhanë

KOSOVË–  Një grup qytetarësh shqiptarë janë mbledhur në Mitrovicën e Jugut, në afërsi të urës Ibri ku po protestojnë.

Ata kanë nisur të këndojë njëzëri, “jo nuk ndahet Mitrovica”. “Mitrovica, Mitrovica”, “O sa mirë me qenë shqiptar”, “për Kosovë jetën dojm me dhanë”. Nuk kanë munguar as thirrjet “UÇK, UÇK”. Policia ndërkaq ka krijuar një kordon para protestuesve.

 

Ata u mblodhën pas thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale nga individë të ndryshëm. Ndërkohë Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të shpërfillin këto thirrje por një gjë e tillë nuk ndodhi. Në vendin ku janë grumbulluar qytetarët, kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës./Limit.al