Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra me numrin më të madh të vizitorëve në Kosovë

Në prill 2023, numri i vizitorëve (vendas dhe të huaj) ishte 39 mijë e 039, prej tyre 45.68% ishin vendas dhe 54.32% ishin të huaj. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë. Numri më i madh i këtyre vizitorëve ishte nga Gjermania, Zvicra, Shqipëria.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë, prill 2023” publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) duke shtuar se gjatë muajit prill 2023 numri i vizitorëve vendas dhe të huaj ishte rreth 40 mijë. “Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendas dhe të huaj) ishte 39,039, dhe 45.68% prej tyre ishin vendas dhe 54.32 % ishin të huaj”, thekson raporti.

Sipas ASK-së, numri i net-qëndrimeve ishte 91 mijë e 46,  50.04% e tyre ishin nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve e kishte rajoni i Prishtinës me 14 mijë 124 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e kishte rajoni i Pejës me 39 mijë e 520 net-qëndrime. “Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra”.,thuhet në raport.

Në prill 2023, pjesë e anketës ishin 162 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.Në Republikën e Kosovës, në muajin Prill 2023, krahasuar me muajin Prill 2022, numri i vizitorëve vendorë ka pasur rritje për 71.7.0% ndërsa net qëndrimet e tyre janë rritur për 209.1% Në muajin Prill 2023, krahasuar me muajin Prill 2022, numri i vizitorëve të jashtëm ka pasur rritje për 12.7% ndërsa numri i net qëndrimeve të tyre është rritur për 45.0%./Monitor-Limit.al