Mrekullia e 7-të e Sevillas, ëndrra e Romës përfundon tek penalltitë

Sevilla është në ‘qiellin e shtatë’. Andaluzianët e treguan edhe njëherë që janë ‘mbretërit’ e Europa League, duke mposhtur Romën, vetëm pas ‘ruletës ruse’.

90 minutat e rregullta të lojës u mbyll në baraspeshë 1-1.

Roma e nisi vrullshëm finalen dhe rrezikoi në minutën e 11-të, me Spinazzolan.

10 minuta nga fundi i pjesës së parë, italianët gjetën golin e avantazhit.

Mancini dhuroi një asist perfekt për Dybalan, me argjentinasit që mposhti portierin Bono dhe bëri të shpërthejnë në festë stafin teknik dhe të gjithë tifozët romanist në ‘Puskas Arena’.

Në minutën e 5-të shtetë së pjesës së Rakitiç tronditi shtyllën e Rui Patricion.

Në pjesën e dytë, Sevilla u hodh në sulm me synim gjetjen e golit të barazimit.

Në minutën e 55-të, Navas dërgon një top në zonë dhe për fatin e tij të keq, Mancini e devijon në portën e tij.

Skuadra e Mendilibar vijoi me qarkullimin e topit edhe në minutat në vijim.

Momentet e fundit të lojës u shoqëruan dhe me tensione.

30 minutat e shtetës edhe pse skuadrat tentuan të shmangnin 11-metërshat, nuk ja dolën dot të realizonin golin e triumfit.

Nga pika e bardhë e penalltisë, lojtarët e Sevillas u treguan më të saktë duke fituar me shifrat 4-1. Mancini dhe Ibanez  shpërdoruan penalltitë, teksa portieri Bono u kthye në heroin e ekipit andaluzian duke i pritur të dyja tentativat.

Ndërkohë, Montiel realizoi penalltinë deçizive për Sevillan.

Kështu ka festë tek tifozët spanjollë, e nga ana tjetër lot tek ata italianë.

As Mourinho nuk i mjaftoi Romës të fitonte trofeun e dytë radhazi kontinental, e të mposhte ekspertët e turneut të dytë më të rëndësishëm për klube në Europë./Limit.al