WhatsApp bën ndryshimin! Ja opsioni më i ri

SHBA-Aplikacioni WhatsApp është vendosur të përmirësojë veçoritë e tij të thirrjeve video me një opsion të ri për ndarjen e ekranit. WhatsApp është vendosur të përmirësojë veçoritë e tij të thirrjeve video me një opsion të ri për ndarjen e ekranit.Kjo veçori është aktualisht e disponueshme për disa testues beta që kanë instaluar përditësimin më të fundit të whatsApp beta për Android 2.23.11.19 nga Google Play.

Ndarja e ekranit gjatë telefonatave me video do të aktivizohet kur përdoruesi prek një ikonë të re që do të shfaqet në menunë e kontrollit të thirrjeve.Ky opsion ka ekzistuar për një kohë në platforma të tjera si Teams dhe Zoom, por tashmë do të aplikohet edhe nga aplikacionit i kompanisë Meta.