Përbërësit: 150 gr djathë kaçkavall, 150 gr sallam pikant, 1 spec jeshil, 1 spec të kuq, 1 spec të verdhë, 50 gr ullinj, 100 gr djathë i bardhë, 1 vezë për person, 2-3 pika salcë pikante tabasko për person (sipas dëshirës)

Përgatitja: Vendosim në tava dheu individuale një shtresë me djathë kaçkavall në rende, një shtresë me sallam pikant të prerë në kubikë, një shtresë me spec të prerë në rrathë të hollë, ullinj në unaza, djathë të bardhë në kubikë dhe në fund një vezë sy dhe 2 pika tabasko(sipas preferencës).

E mbulojmë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në 200⁰C derisa tava të marrë ngjyrë të artë (raporton Gatimeshqiptare.com).

T’ju bëjë mirë!