Situata KRITIKE pas përplasjeve të dhunshme/ NATO shton forcat në veri

KOSOVË– Pas tensioneve që degjeneruan në përplasje fizike të dhunshme mes serbëve në komunat veriore të Kosovës dhe forcave të KFOR-it, NATO ka vendosur këtë të martë që të shtojë trupat në veri të Kosovës për çdo trensionim të mëtejshmë të situatës.

Ndërkohë si pasojë e përplasje të dhunshme një ditë më parë 30 ushtarë të KFOR në Kosovë kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në Prishtinë për mjekim më të specializuar.

Kjo ka shkaktuar dhe zemëratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, Italisë (Disa ushtarë italianë ishin mes të plagosurve) dhe shumë vendeve të tjera të cilat kanë kërkuar unanimisht gjetjen e zgjidhjes së situates së krijuar përmes dialogut. Për këtë Përfaqëusesi i Lartë i Bashkimit Europian në dialogun Kosvë-Serbi Miroslav Lajçkak organizoi një takim në Bratislavë mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç por që të dy e refuzuan ftesën.

POSTIMI I NATO-s:

NATO dislokon forca shtesë në Forcën e Kosovës. Në përgjigje të trazirave të fundit dhe plagosjes së 30 anëtarëve të Forca e NATO-s në Kosovë, NATO ka drejtuar vendosjen e Rezervës Operative Forcat (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë ditore për t’u vendosur statusi./Limit.al