Zbulohet ‘pazari’ Biden- Erdogan

TURQI– Biseda telefonike mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikë Joe Biden dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan me sa duket nuk ka qenë thjeshtë një telefonatë urimi pasi Erdogan fitoi një tjetër mandat për të drejtuar Turqinë. Mediat e huaja raporton se një bisedë e rëndësishme është zhvilluar pasi formaliteteve protokollare.

Raportohet se Erdogan ngriti çështjen e blerjes së avionëve luftarakë amerikanë F-16 , ndërsa Biden, nga ana e tij, i kërkoi Ankarasë të heqë pengesat që paraqet për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

“Ne do të flasim më shumë për këtë javën e ardhshme. Mezi pres të vazhdojmë të punoj së bashku si aleatë të NATO-s për çështjet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta globale ,” shkroi Biden në Tëitter.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, duke braktisur politikat e vjetra të mos-angazhimit ushtarak pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ofertat për anëtarësim duhet të miratohen nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Finlanda iu bashkua aleancës së udhëhequr nga SHBA muajin e kaluar, por anëtarësimi i Suedisë është penguar nga kundërshtimet e Turqisë dhe Hungarisë. Turqia thotë se Stokholmi strehon anëtarë të grupeve të armatosura që i konsideron si “terroristë”.

Turqia ka kërkuar të blejë F-16 me vlerë 20 miliardë dollarë dhe gati 80 komplete modernizimi nga SHBA. Por shitja është ngecur për shkak të kundërshtimeve nga Kongresi i SHBA-së mbi refuzimin e Ankarasë për të dhënë dritën jeshile për zgjerimin e NATO-s.

Një paketë shumë më e vogël prej 259 milionë dollarësh, duke përfshirë përmirësimet e softuerit avionik për flotën aktuale të avionëve luftarakë F-16 të Turqisë, u miratua nga Kongresi i SHBA në fillim të këtij viti, disa ditë pasi Turqia ratifikoi pranimin e Finlandës në NATO./Limit.al