Pas 4 vitesh pritje, Partizani rikthehet të fitojë titullin kampion në Superligën shqiptare, për herë të 17-të në historinë e klubit kryeqytetas.
‘Demat e kuq’ mposhtën me rezultatin 2-0 Teutën.
Arinaldo Rrapaj nisi festën e të ‘kuqve’ në minutën e 38-të, duke zhbllokuar shifrat dhe çuar Partizanin në avantazh.
Një Teutë e pafuqishme për të reaguar, e cila pritej t’i bënte një betejë të fortë Partizanit, pasi durrsakët kishin objektivin e tyre për të kapur Kupat e Europës, por nuk ja dolën dot.
Të besuarit e Colellës gjetën edhe golin e dytë në minutën e 97-të me anë të Tedi Carës.
Në minutën e 99-të ekipi bregdetar shpërdoron një penallti.
Sherif Kallaku nga 11 metra larg portës gabon, me goditjen e tij që pritet nga portieri Rexhepi./Limit.al