Serbët mblidhen afër komunës së Zubin Potokut Dhe Zveçanit! SHBA e BE ‘kundër’ qeverisë Kurti! Osmani e Konjufca: Sulme të dirigjuara nga Vuçiç

KOSOvË– Priten sërish tensione në Zveçan dhe Zubin Potok. Protestuesit kanë nisur të mblidhen për të treten ditë radhazi para objekteve të komunave për të penguar hyrjen e kryekomunarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e 23 majit.

Kryetari i komunës së Zveçanit Ilr Peci dhe ai i Zubin Potokut Izmir Zeqiri kanë deklaruar se nuk do të shkojnë në zyrë këtë të martë. Kjo për të deshkallëzuar tensionet që dje kulmuan në përplasje të fortë mes KFOR dhe protestuesve. Pesë ushtarë mbeten të plagosur.

Ndërkohë Baahkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar veprimet e qeveriaë së Kosovës dhe kanë kërkuar që kjo çështje të zgjidhet me dialog.

Nga ana tjetër krerët më të lartë të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kreparlamentari Glauk Konjufca i ka në cilësuar ngjarjet si sulme të orkestruara nga Aleksandër Vuçiç./Limit.al