“NOLTMADHNI”, Tirana i kundërpërgjigjet festës së Partizanit: Lavdia e qytetit, shpirt i pamposhtur!

Tirana nuk ia doli dot të fitojë titullin kampion të Kategorisë Superiore, teksa u ndal në javën e parafundit nga Bylis mes shumë polemikave për arbitrimin e ndeshjes.

Bardheblutë fituan sfidën e javës së fundit me Erzenin, me rezultatin 1-2, por nuk shkuan më shumë se vendi i dytë.

Skuadra kryeqytetase grumbulloi 67 pikë në 36 javë kampionat, po aq sa edhe ‘demat e kuq’

Edhe pse me pikë të barabarta me Partizanin, të kuqtë renditen përpara bardhebluve, pasi avantazhohen nga ndeshjet direkte mes tyre.

Me një postim në rrjete sociale, 26 herë kampionët e vendit iu përgjigjën festës në Tufinë, aty ku Partizani festonte titullin kampion.

‘Noltmadhni’, shkruan Tirana në diçiturën e fotos e cila përbehët nga i gjithë ekipi i Tiranës dhe mbishkrimi: Lavdia e qytetit, shpirt i pamposhtur!/Limit.al