Ballina Kryesore 5 këshilla për kujdesin e shëndetit të zemrës

5 këshilla për kujdesin e shëndetit të zemrës

455237505

Shëndeti zemrës varet drejtpërdrejt nga mënyra dhe stili ynë i jetesës, i cili duhet të përfshijë aktivitete fizike dhe ushqime të shëndetshme në rutinën tonë të përditshme.

Orët e zgjatura në punë na detyrojnë të qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë, më pas kthehemi në shtëpi me makinë në vend që të ecim në këmbë, ulemi në tavolinë për të ngrënë, qëndrojmë ulur para televizorit, më pas shkojmë në shtrat për të fjetur. Kjo lloj mënyre jetese në të cilën kalojmë pothuajse gjithë ditën ulur, është armiku kryesor i shëndetit të zemrës, citon zmc.mk

Përballë këtij realiteti, mjekët paralajmërojnë se “ushqimi i keq” ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës. Kjo ka të bëjë me konsumin e tepërt të kripës dhe mungesën apo konsumin e ulët të kaliumit, kombinuar me mungesën e një sasie shumë të vogël të frutave dhe perimeve të ndryshme të papërpunuara, si dhe konsumin e ” vajrave të këqija”.

Për shëndetin e duhur të zemrës tuaj, mjekët  kardiologë rekomandojnë respektimin e vazhdueshëm të masave të mëposhtme:

  1. Të kryeni aktivitet fizik, të paktën tre herë në javë nga 30 minuta, për të forcuar zemrën, për të humbur peshë dhe për të kontrolluar presionin e arterial.
  2. Të shmangni pirjen e duhanit, pasi pirja e duhanit mund të shkaktojë dëme tek enët e gjakut dhe rrit rrezikun e presionit të lartë arterial.
  3. Të kontrolloni stresin, pasi nëse mësoni se si të përballeni me problemet dhe presionin kjo do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit tuaj emocional dhe fizik.
  4. Të reduktoni konsumimin e alkoolit dhe kafesë, maksimum 3 filxhanë në ditë.
  5. Të konsumoni ushqime të pasura me kalium siç janë bishtajoret, frutat dhe perimet si dhe ushqimet të cilat janë të pasura me acide yndyrore poli të pangopura, veçanërisht me Omega 3.